Haxhaj largohet nga Drenica

Futboll

Haxhaj largohet nga Drenica

Nga: K.Goca Më: 7 janar 2018 Në ora: 17:30
Adnan Haxhaj

Futbollisti Adnan Haxhaj, është larguar nga skuadra e Drenicës së Skenderajt.  Ai nuk ka precizuar se ku do të vazhdojë karrierën, por i është mirënjohës klubit kuqezi për periudhën e mirë që ka kaluar. “Falënderoi klubin për bashkëpunim dhe bashkëlojtarët, po ashtu “Shqiponjat e Zeza’. Më nuk jam pjesë e Drenicës dhe iu uroj suksese klubit në qëllimet e saja”, shkruan futbollisti. Drenicasit përfunduan në vend të gjashtë me 28 pikë gjatë pjesës vjeshtore. Kjo skuadër ka ambicie të ruajë mesin e tabelës, e cila ditë me parë emëroi trajner të ri Sadat Pajazitin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat