Kupa e Anglisë, Arsenal luan në fushën e Nottingham Forest

Futboll

Kupa e Anglisë, Arsenal luan në fushën e Nottingham Forest

Më: 7 janar 2018 Në ora: 07:29
Arsenal - Chelsea

Nottingham Forest e ka nisur mirë sezonin në Championship pasi i shpëtoi rënies nga kategoria sezonin e kaluar. Pavarësisht nga kjo, “Të Kuqtë” kanë pësuar tri humbje dhe kanë marrë dy barazime në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit. Një ecuri kjo që e ka lënë skuadrën e Gary Brazil ndodhet në vendin e 13-të. Gjithashtu, ata nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol në tri ndeshjet e fundit.

Arsenal, nga ana tjetër, ka arritur të marrë një pikë në barazimin spektakolar 2-2 të regjistruar në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Chelsea. Ka qenë Hector Bellerin lojtari që ka shpëtuar skuadrën e Wenger me një gol në kohën shtesë. Për sa i takon përballjeve direkte, këto dy skuadra janë ndeshur për herë të fundit në 2016-ën, në një takim të vlefshëm për 1/16 të Kupës së Ligës, me “Topçinjtë” që kanë fituar 4-0 në transfertë.

Gjithashtu, londinezët kanë fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit të luajtura në Kupën e Anglisë dhe kanë shënuar të paktën dy gola në 5 nga këto 6 ndeshje. Ndërkohë, në 6 nga 7 takimet e fundit që Forest ka luajtur në Kupën e Anglisë janë realizuar nën 2.5 gola për ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat