City e tregon forcën në pjesën e dytë, fiton me përmbysje në FA Cup

Futboll

City e tregon forcën në pjesën e dytë, fiton me përmbysje në FA Cup

Më: 6 janar 2018 Në ora: 18:04
Pamje nga ndeshja

Manchester City me një paraqitje të jashtëzakonshme në pjesën e dytë ka përmbysur rezultatin ndaj Burnleyt, për të kaluar tutje në FA Cup.

Skuadra e Pep Guardiola, ia ka dalë që në ‘Etihad Stadium’ të mposht 4:1 Burnleyn.

Ishin mysafirët që pjesën e parë e përfunduan në epërsi të tyre, 0-1, me golin e shënuar nga Barnes.

Pjesa e dytë i takoi tërësisht Cityt, që shënoi katër gola, dy përmes Agueros, dhe nga një përmes Sane dhe Bernado Silva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat