Zyrtare, Chelsea transferon Ross Barkley nga Everton për 17 mln €

Futboll

Zyrtare, Chelsea transferon Ross Barkley nga Everton për 17 mln €

Më: 5 janar 2018 Në ora: 19:15
Ross Barkley

Chelsea ka konfirmuar blerjen e re Ross Barkley. Mesfushori anglez transferohet nga Everton për 17 mln euro.

Lojtari i përfaqësueses së Tre Luanëve do të veshë fanellën me numrin 8 për Blutë pas pakoi vizitat mjekësore të premten.

24-vjeçari ishte përfolur për një kalim te Tottenham gjatë verës por fantazisti tashmë ka firmosur për kampionët në fuqi të Premier League.

“Jam tepër i lumtur dhe po pres me padurim të filloj aventurën e re. Të kem shansin për një start të ri te një klub si Chelsea është diçka e pabesueshme për mua. Shpresoj të përmirësohem dhe të ndihmoj skuadrën të shënojë më shumë gola.

Barkley kishte që në moshën 11-vjeçare tek Everton dhe ka zhvilluar 150 ndeshje në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat