Chelsea ka piketuar Simeonen

Futboll

Chelsea ka piketuar Simeonen

Më: 5 janar 2018 Në ora: 12:48
Chelsea ka piketuar Simeonen

Chelsea ka piketuar Diego Pablo Simeonen si pasues të Antonio Contes. Sipas “Times”, argjentinasi mbetet objektiv i parë për të marrë drejtimin e bluve të Londrës, duke parë që me shumë mundësi italiani do të mbyllë në verë eksperiencën e tij në “Stamford Bridge”, edhe pse në kontratë parashikohet qëndrimi edhe për një sezon tjetër.

Po sipas “Times”, drejtuesit e Chelseat nuk kanë ndërmend ta shkarkojnë Conten, pasi synojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për prishjen me konsensus të kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat