Objektivi Vidal, Chelsea e mbulon me para

Futboll

Objektivi Vidal, Chelsea e mbulon me para

Më: 4 janar 2018 Në ora: 23:35
Arturo Vidal

Në pritje të gjetjes së akordit mes klubeve, drejtuesit e Chelseas kanë bërë hapa të mëdhenj përpara, në drejtim të arritjes së marrëveshjes me kilenin Arturo Vidal. “Blutë e Londrës” kanë ofruar plot 15 milionë euro në sezon për mesfushorin e rëndësishëm, vetëm për ta bindur atë që të largohet nga Bayern Munich.

Askush tjetër veç trajnerit të Chelseas, Antonio Conte, nuk mund të ishte sponsori më i madh i këtij transaksioni potencial. Trajneri i “Bluve të Londrës” fitoi gjithçka pikërisht me mesfushorin kilen në kohën kur të dy triumfonin në Seria A me Juventus. Tashmë, pengesa e vetme për finalizimin e transferimit konsiderohet Bayern Munich, që nuk ka asnjë qëllim që të privohet nga ylli i skuadrës bavareze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat