Lushtaku: Pajaziti është në krye të Drenicës

Futboll

Lushtaku: Pajaziti është në krye të Drenicës

Më: 4 janar 2018 Në ora: 16:16
Sadat Pajaziti

Drejtori sportiv i klubit të futbollit Drenica nga Skenderaj, Tahir Lushtaku, konfirmoi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se Sadat Pajaziti është në krye të skuadrës.

“Pajaziti zyrtarisht është trajneri i KF Drenicës dhe ka arritur marrëveshje për 18 muaj”, tha Lushtaku.  Si e sheh Drenicën me Pajazitin? 

“Sa i përket emërimit të Pajazitit trajner në klubin tonë, besoj që veç edhe i përshtatet filozofisë së klubit në të gjitha aspektet”, përgjigjet Lushtaku. Pajaziti së fundi ka qenë trajner i KF KEK-ut dhe u stolisen me titullin e kampionit vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat