Mourinho drejt largimit

Futboll

Mourinho drejt largimit

Më: 4 janar 2018 Në ora: 14:23
Mourinho e Guardiola

Disa, në Manchester, frikësohen se sezonin e ardhshëm, José Mourinho nuk do të jetë më trajner i United. Sipas “Daily Mail”, ka disa indikacione që të bëjnë të mendosh se “Mou”, i cili është nën kontratë deri në qershor 2019, mund ta lërë “Old Trafford” këtë verë, duke e shfuqizuar përkushtimin e tij ndaj “Djajve të Kuq”. Koha e kaluar në rënie e Mourinhos në Mançester, udhëtimet për në shtëpinë e tij në Londër dhe sasia më e madhe e kohës që kalon larg të afërmve të tij, përveç ankesave mbi shpenzimet e kufizuara në përforcime, janë disa nga faktorët që çojnë disa të mendojnë se aventura e portugezit në Mançester do të përfundojë para kohe, sipas mediave të lartpërmendura.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, vazhdimi i “Special One” varet pothuajse nga një mrekulli; arritja e liderit në Premier League, Manchester City. Me Guardiolën dhe të tijtë të pandalshëm në çdo drejtim, edhe në shpenzime merkatoje, fati i Mourinhos duket i përcaktuar. Ai është i destinuar të jetojë në hijen e rivalit të tij, çka e pengon atë në masë të madhe për të mbetur pjesë e Premier League. Kështu, zërat janë në rritje mbi largimin e mundshëm të “Mou” verën e ardhshme. Dhe PSG-ja me sheikët e vet është një nga ekipet, për të cilat portugezi është gati të ndryshojë destinacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat