Fazliu: Dritës i mungojnë titujt

Futboll

Fazliu: Dritës i mungojnë titujt

Nga: Kemajl Goca Më: 3 janar 2018 Në ora: 19:16
Astrit Fazliu

Edicioni pranveror pritet të jetë shumë i nxehtë jo vetëm për skuadrat që synojnë titullin e kampionit në elitën e futbollit të Kosovës. Një numër i madh i skuadrave është në hap për kreun e tabelës, por disa rrezikojnë të bien në zonën e barazhit. Rehati nuk ka për asnjë skuadër, sepse secila pretendon plasman më të mirë madje disa me ngulmë e kërkojnë titullin e kampionit.

Llapi është kampion vjeshtor, por ka presionin e rivalëve tjerë. Drita nga Gjilani mëton të gjitha trofetë, skuadër e cila renditet në vend të tretë me 30 pikë, katër me pak se kampioni vjeshtor dhe dy se skuadra me renome Prishtina, që mban vendin e dytë. Sulmuesi i Dritës, Astrit Fazliu, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se skuadra e tij do të jetë më dominuese në pjesën pranverore.

Fazliu tha se, katër pikë ngecje nga kreu nuk janë shumë, sipas tij janë të rikuperueshme. “Nuk mendoj se janë shumë katër pikë, të cilat janë të rikuperueshme, pasi edhe në pranverë ndeshjet e para i luajmë, si me Feronikelin, pastaj  me Llapin, kështu që me dy fitore rresht kemi gjasa të afrohemi bile edhe të kalojmë në vendin e parë. Sa i përket ekipit është mirë i konsoliduar. Gjashtë muajt e parë kanë kaluar derisa jemi komponuar, pra kah fundi e kemi kap lojën si kërkonim ne. Tani e njohim njëri – tjetrin...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat