Milot Rashica me klub të ri në janar, ja çmimi i mesfushorit shqiptar

Futboll

Milot Rashica me klub të ri në janar, ja çmimi i mesfushorit shqiptar

Më: 2 janar 2018 Në ora: 19:10
Milot Rashica

Lojtari i përfaqsueses së Kosovës, Milot Rashica, është shumë i kërkuar nga disa klube evropiane, por më të interesuar duket se janë gjermanët e Hanover 96.

Drejtori i klubit holandez Van Hintum ka thënë se pret që lojtari të qëndrojë deri në fund të sezonit.

Mesa duket, Klubi holandez e ka në planet e tij mesfushorin, por ai mund të largohet nëse vjen oferta  e duhur.

Vitese i ka vendosur cmimin 10 milion euro kosovarit, për të gjithë të interesuarit dhe nese dikush e paguan këtë shifër, ai edhe mund të largohet.

Rashica po luan sezonin e tij të tretë në klub, që kur u transferua në vitin 2015 nga Vushtria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat