Cancelo: Interi do arrijë njërin nga katër vendet e para

Futboll

Cancelo: Interi do arrijë njërin nga katër vendet e para

Më: 2 janar 2018 Në ora: 00:43
Cancelo po tregon formë të lart ndeshjet e fundit (Getty Images)

Mbrojtësi portugez, Joao Cancelo beson se skuadra e tij, Interi, ka cilësitë për të siguruar një vend nga katër pozitat e para në Serie A këtë sezon.

Pas fillimit të muajit dhjetor në krye të tabelës, skuadra e Luciano Spalletti ka rënë poshtë ritmit, duke u treguar në skuadër pa-funksionin e mëparshëm në katër ndeshjet e fund në Ligë, duke marr dy barazimi dhe dy humbje.

Një barazim i fundi pa gola me Lazion i ka lënë Nerazzurrët shtatë pikë prapa nga liderët e Napolit në mesin e sezonit dhe duket se Interi tani është i bllokuar në një betejë tre-palëshe me Romë dhe Lazion për dy nga vendet e fundit të Ligës së Kampionëve, por Cancelo ka besim që do të arrijnë objektivin.

“Ekipi ka kualitet për të përfunduar në katër vendet e para në tabelë”, ka thënë fillimisht mbrojtësi portugez, Cancelo.

“Por, rivalët tanë janë shumë të fortë. Padyshim që kemi cilësitë për ta bërë këtë, por nuk e di se çfarë do të ndodhë”.

“Interi është një ekip i shkëlqyeshëm dhe duam të luftojmë për një vend në Ligën e Kampionëve”.

“Jam i lumtur me punën time në nivel personal, por gjëja më e rëndësishme është ekipi”.

“Ne jemi një grup shumë i bashkuar, ne duam të arrijmë objektivin tonë”, përfundoi mbrojtësi portugez.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat