Spalletti optimist: Interi nuk është në krizë

Futboll

Spalletti optimist: Interi nuk është në krizë

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 20:52
Spalletti

Kur Interi fitonte në 3 dhjetor me Chievon, të gjithë e projektuan si skuadra që do të sfidonte Juven për titullin. Që nga ajo ndeshje Inter nuk ka fituar asnjë ndeshje, madje ka shënuar vetëm 1 gola, ku përfshihen barazimi me Juven, kualifikimi me penallti me Pordinonen, humbjet me Udinezen e Sassuolon në kampionat dhe eliminimi në kupë nga Milani.

Por pavarësisht kësaj situate trajnei Spalletti mendon se skuadra e tij nuk mund të quhet në krizë dhe ata mund të dalin me forcat e tyre nga ky moment. “Është e vërtetë që na kanë munguar rezultatet, por jo loja. Po nuk jemi në krizë. Ka momente dobësie dhe ndër to veçoj sfidën me Pordenonen dhe pjesën e dytë me Udinezen. Nuk mund të flasim për krizë, nëse humbim derbin 1-0 dhe eliminohemi, ndërkohë që i patëm mundësitë të shënonim dhe ta mbyllnim sfidën. Kemi një mungesë fati, por edhe qetësie”, deklaroi Spalletti në konferencën për shtyp përpara takimit me Lacion.

Dhe sa i përket Lacios, Spalletti e di mirë që e pret një përballje shumë e vështirë. “Lacio ka një skuadër që po zhvillon një kampionat fantastik, por të njëjtën gjë mund të them edhe për Interin, përderisa kemi më shumë pikë në renditje. Mendoj se do jetë një ndeshje shumë interesante, por kam bindjen se do të arrijmë të fitojmë. Të gjithë thonë se kemi një lojë të lexueshme nga krahët dhe bëjmë pak aksione nga qendra, por kjo është taktika më e mirë që kam. Ashtu siç e kam thënë kemi mundësi të përmirësohemi më shumë”.

Në fund trajneri i Interit foli edhe për merkaton, teksa një ditë më parë drejtuesit më të lartë teknikë të klubit zhvilluan një takim paraprak për merakton e janarit. “Kam dëgjuar këto ditë që do largohen Cancelo dhe Joao Mario, por kush largohet nga skuadra e vendosim ne”, tha Spalletti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat