Lippi: Te Italia problemi nuk është trajneri

Futboll

Lippi: Te Italia problemi nuk është trajneri

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 16:22
Lippi: “Te Italia problemi nuk është trajneri.

“Jam dakord me të gjithë ata që thonë se problemi nuk është gjetja e trajnerit të ri të përfaqësueses, ka shumë teknikë që mund ta mbulojnë atë rol. Problemi është një tjetër, rindërtimi i një ambient në të cilin të jenë njerëz që e njohin këtë sport dhe që kanë jetuar me futbollin. Persona që duan të riprogramojnë futbollin për të mundësuar që Federata të jetë ajo që duhet të jetë. Nuk dua të përkrah askënd, por mendoj se emrat e përfolur janë ata të duhurit”, ëshë opinioni i ish-trajnerit të Italisë, Macello Lippi, që në 2006 e ngriti përfaqësuesen azzurre në majën e botës.

Por ish-trajneri i Italisë foli edhe për të kaluarën e tij mes dy klubeve të Italisë, Juventus dhe Inter. Marcello Lippi foli pikërisht për të qënit tifoz bardhezi dhe për vështirësitë e tij në drejtimin e klubit zikaltër për atë motiv. “Te Inter nuk më shihnin me sy të mirë, sepse mbroja tifozllëkun tim për Juventus. Për ata kjo gjë nuk shkonte mirë. Në shtëpinë zikaltër nuk arritëm rezultate shumë të mira, askush nuk pranonte mënyrën time të lojës. Çfarë kënaqësie të fitoja titullin kampion me bardhezinjtë, kur të gjithë mendonin se do ta fitonte Inter. E kujtoj akoma atë 5 maj. Në Torino fitova sepse punonim më shumë dhe më mirë se të gjithë”, rrëfeu Lippi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat