Kush po e çon Rashicën në Hannover?

Futboll

Kush po e çon Rashicën në Hannover?

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 11:15
Milot Rashica e Altin Lala

Futbollisti Milot Rashica vijon që të jetë një ndër më të spikaturit te Vitesse në Holandë. Mesfushori i Kombëtares së Kosovës braktisi Shqipërinë pasi nuk u bë pjesë e skuadrës kuqezi që mori pjesë në EURO 2016. Së fundi, emri i tij ka nisur të përmendet edhe njëherë në merkaton e transferimeve.

Fillimisht një skuadër si Newcastle doli në skenë, e interesuar për mesfushorin, ndërkohë që se fundmi menaxheri i tij mund të shërbejë për një transferim drejt Bundesligës. Hannover mund të jetë një destinacion i mundshëm për Rashicën, ndërkohë që Altin Lala mund të shërbejë fare mirë për ta mundësuar këtë transferim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat