Manchester Utd mezi barazoi

Futboll

Manchester Utd mezi barazoi

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 17:54
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Manchester Utd shokon të gjithë me barazim. Askush se kishte pritur se Manchester Utd do të barazoi 2:2 në Old Trafford. Burnley befasoi me lojë dhe mori një pikë, duke luajtur baras (2:2), kësisoj importoi një pikë të madhe. Barnes në minutën e 3-të dhe Defour në atë të 36-tën shënuan për epërsinë 0:2 të Burnleyt, por vendasit me gjithë angazhimin deri në fund ia dolën ta barazojnë rezultatin. Në minutën e 53-të, Lingard me thembër nga afërsia shënoi gol të bukur për 1:2 dhe në çastet e fundit sërish i njëjti lojtar shënoi për 2:2. Manchester Utd me këtë barazim mbetet edhe më larg titullit. Manchester Utd mban vendin e dytë me 43 pikë, 12 më pak se Manchester City që ka një takim me pak të luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat