Rashica me Vitessen mbeten pa pikë ndaj PSV-së!

Futboll

Rashica me Vitessen mbeten pa pikë ndaj PSV-së!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 14:42
Milot Rashica

Vitesse mbetet pa pikë në Eindhoven. Vitesse si mysafir mundet me rezultat 2:1 nga PSV, në ndeshjen e javës së 18-të të elitës së futbollit holandez. 

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, u paraqit titullar për Vitessen, por të pafat në përballje me PSV-në. Vitesse e para kaloi në epërsi me golin e Matavz (32’), megjithatë vendasit u këndellën dhe shënuan dy herë.  

Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, Schwaab barazoi rezultatin, kurse Lozano në minutën e 53-të, i siguroi fitoren PSV-së. PSV kryeson renditjen me 46 pikë, kurse Vitessen mban pozitën e shtatë me 24 pikë, por ka një takim me pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat