Spalletti flet pas humbjes befasuese të Interit

Futboll

Spalletti flet pas humbjes befasuese të Interit

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 19:26
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti nuk është aspak i brengosur për dy humbjet e fundit të Interit.

Trajneri italian në një deklaratë për ‘Premium Sport’ ka thënë se është i kënaqur me paraqitjet e skuadrës së tij, dhe se rezultatet nuk pasqyrojnë atë që vërtetë u pa në fushë.

Interi në dy xhirot e fundit ka pësuar dy humbje, nga Udinese dhe nga Sassuolo.

“Unë jam më i bindur se kurrë se Interi po e di se çfarë po bën, sepse pashë performanca të duhura në të dy këto ndeshje”, ka deklaruar Spalletti.

“Ka momente kur nuk tregojmë qëndrueshmërisë ose të zgjuarsisë, siç ishte te rasti i golit që ishte i shmangshëm”.

“Ne e paguam shtrenjtë gabimet tona të rënda në momente kyçe”, ka shtuar Spalletti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat