Sassuolo-Inter, vendasit kanë qenë “makthi” i zikaltërve në vitet e fundit

Futboll

Sassuolo-Inter, vendasit kanë qenë “makthi” i zikaltërve në vitet e fundit

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 07:11
Icardi

Inter ka pësuar humbjen e parë të këtij sezoni në javën e fundit të kampionatit, duke lejuar Udinese-n të realizonte tre gola në “Meazza”. Detyra e zikaltërve tani është të reagojnë dhe të tregojnë se ajo ndalesë kundër bardhezinjve ishte vetëm diçka rastësore. Për shkak të asaj humbjeje, milanezët kanë rënë nga vendi i parë në të tretin në renditje. Për këtë arsye, Icardi me shokë duhet të marrin një fitore për të ruajtur hapin me Juventus dhe Napoli-n, dy skuadrat që mbajnë respektivisht vendin e dytë dhe të parë.

Skuadra e Maurizio Sarri-t është dy pikë larg zikaltërve, që të shtunën do të luajnë në fushën e Sassuolo-s, një skuadër që nuk po zhvillon një sezon të mirë, por që do të paraqitet në këtë ndeshje pas dy fitoreve të marra në dy takimet e fundit të luajtura në këtë kampionat.

Për sa i takon përballjeve të drejtpërdrejta, të dy ekipet kanë marrë nga katër fitore në nëntë ndeshjet e fundit që kanë luajtur kundër njëra-tjetrës. Megjithatë, duhet thënë se Sassuolo ka befasuar Inter-in me një fitore 2-1 të marrë në “San Siro” sezonin e kaluar. Gjithashtu, vendasit kanë marrë katër fitore dhe një humbje në pesë ndeshjet e fundit të luajtura kundër zikaltërve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat