Hasani: Dështuam në afatin kalimtar

Futboll

Hasani: Dështuam në afatin kalimtar

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 19:03
Fidan Hasani

Flamurtari i Prishtinës nuk i realizoi objektivat që kishte në pjesën vjeshtore. Sepse synimi i tyre ka qenë që të jenë kah mesi i tabelës apo jashtë zonës së rrezikut, por nuk iu shkoi sipas planit. Klubi kuqezi ka pasur vjeshtë të zbehtë, duke zënë vendin e parafundit (i 11-ti) në elitën e futbollit, me dy fitore, pesë barazime e njëmbëdhjetë humbje dhe ka dy me pak se Besa e Pejës që renditet në pozitën e dhjetë.

Flamurtarët pas gjashtë vjetësh u kthyen në elitë, por nuk iu shkoi mbarë në 18 javët e para, por mbeten me synime që në pjesën pranverore të arrijnë sa më shumë pikë dhe përmes barazhit të sigurojnë mbijetesën. Fidan Hasani, prej futbollistëve më përvojë të Flamurtarit, zotohet se në pranverë do të jenë më mirë dhe sipas tij, pothuajse e ka sanuar lëndimin.  “Sa i përket lëndimit, mendoj se edhe pak ditë do ta sanojë në tërësi.

Me kanë mbetur edhe disa tretmane e me ushtrime shtesë, kështu që shpresoj se në janar do t’i bashkohem skuadrës”, thotë Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”. Flamurtari në zonën e rrezikut, çfarë ndikojë më shumë? “Në sezonin e parë nuk na përcolli fati dhe dështuam në afatin kalimtar në përpjekje për të bërë më të mirën për klubin, por sidoqoftë ajo mbetet e kaluar. Këtë miniafat kalimtar me disa afrime, besoj që do ta kemi fjalën kryesore në kampionat dhe mbijetesa nuk do të jetë as dyshimi më i vogël”, thotë Hasani. Si shumë klube tjera që u ballafaquan me vështirësi të natyrave të ndryshme, edhe Flamurtari pati një mori probleme, ku nuk duhet harruar një fakt...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat