Arsenali dhe Bayerni i futen garës për David Luizin

Futboll

Arsenali dhe Bayerni i futen garës për David Luizin

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 22:25
David Luiz

David Luiz duket se po kalon momentet e tij të fundit tek skuadra angleze Chelsea.

Mbrojtësi brazilian nuk po ka hapësirat e duhura nga trajneri Antonio Conte dhe duket se ka vendosur për largim.

Trajneri italian dhe futbollisti nuk po kalojnë momente të mira dhe kjo është dukur qartë në ndeshjet e fundit.

Kësisoj duket se nga klubi do të largohet braziliani për të cilën kanë shprehur interesim shumë skuadra të njohura.

Garës për t’i siguruar shërbimet e brazilianit i janë shtuar edhe gjiganti gjerman Bayern Munich.

Përveç Bayernit në garë për Luizin është futur edhe rivali lokal i Chelseat, Arsenal.

30-vjeçari gjithashtu ka zgjuar edhe interesimin e Barcelonës, Real Madridit, Manchester Unitedit dhe Juventusit.

Ish-anëtari i PSG-së dhe Benficës ka kontratë me kampionin aktual të Anglisë deri në qershor të vitit 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat