Konfirmohen oraret e Coppa Italia, Milan – Inter më 27 dhjetor

Futboll

Konfirmohen oraret e Coppa Italia, Milan – Inter më 27 dhjetor

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 19:03
Milan – Inter

Datat dhe oraret e çerekfinaleve të Coppa Italia-s janë konfirmuar, me Derby della Madonnina që do të luhet më 27 dhjetor të 2017.

Faza e çerekfinaleve do të ketë dy derbi, me Milan dhe Inter dhe Juventus që do të ndeshet me Torinon.

Të enjten janë konfirmuar zyrtarisht oraret e ndeshjeve, dhe Italia këtë vit do të ketë një “Boxing Match Day” si në Angli, me Lazio dhe Fiorentina që do të ndeshen më 26 dhjetor.

Derbi i Milanos do të jetë një ditë më pas, me dy ndeshjet e tjera që do të zhvillohen një javë më pas.

Çerekfinalet e Coppa Italia

Lazio-Fiorentina, December 26 (21.00)
Milan-Inter, December 27 (20.45)
Napoli-Atalanta, January 2 (20.45)
Juventus-Torino – January 3 (20.45)

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat