Van Gaali interesohet për të drejtuar Chelsean

Futboll

Van Gaali interesohet për të drejtuar Chelsean

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 08:48
Louis van Gaal

Louis van Gaal ka thënë se do të mirëpriste një rast për të menaxhuar Chelsean, pasi ëndërron për një rikthim në Premier Ligë.

66-vjeçari një javë më parë ka thënë se ende është i pakënaqur me mënyrën e shkarkimit nga Manchester Unitedi 19 muaj më parë.

Van Gaal ka pohuar se do të konsideronte rikthimin në Angli vetëm nëse një klub i madh i ofrohet atij.

“Tani për tani jam i pensionuar nga menaxhimi, por kurrë mos thoni kurrë”, ka thënë Van Gal për “The Sun”.

“Për këtë shkak mendoj se duhet t’i jap fund. Por mund të joshem nëse më ofrohet një punë që mendoj se është sfiduese dhe ku nuk më duhet të punojë shtatë ditë në javë”, ka shtuar ish-menaxheri i Unitedit.

“Manchester City nuk do të më telefonoj – por Chelsea mendoj se do ta bënte. Nuk mendoj se një klub i madh do vinte për mua, pra, në këtë situatë do të bëhesha vetëm trajner i një përfaqësuese. Kështu mund të jetë. Për klube tjera mendoj se nuk do të ndodhë më”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat