Nga Deulofeu te Musonda: Të gjithë sulmuesit e ndjekur nga Interi për afatin e janarit

Futboll

Nga Deulofeu te Musonda: Të gjithë sulmuesit e ndjekur nga Interi për afatin e janarit

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 10:49
Inter

Me largimin e mundshëm të Joao Marios, Interit do t’i jepet mundësia të shpenzojë në fazën sulmuese.

Sipas TuttoSport, përveç Simone Verdit, në agjenten e klubit zikaltër janë edhe Matteo Politano e Federico Chiesa.

Për shkak të vështirësive në tregun italian, klubi nga Milano është duke monitoruar gjithashtu lojtarë jashtë vendit. Në pistën e tyre është Gerard Deulofeu i Barcelonës, të cilit do t’i minimizohet mundësia për të treguar vetëm ne rikthimin e e Ousmane Dembeles, ose blerjen e mundshme të Philippe Coutinhos.

Në radarin e Luciano Spallettit është edhe Charly Musonda i Chelseat.

Vlen të theksohet se Interi pritet të përforcohet edhe në fazën mbrojtëse, por deri më tani nuk ka emra konkret.

Joao Mario është vetëm një nga disa emrat që pritet të largohen nga Giuseppe Meazza gjatë janarit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat