Barcelona “në luftë” me Igli Taren

Futboll

Barcelona “në luftë” me Igli Taren

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 10:16
Igli Tare

Luis Alberto, mesfushori me tipare sulmuese i Lazios, është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Në 12 muaj tek ekipi kryeqytetas, ai i ka bindur të gjithë për vlerat e tij, madje duke u vlerësuar edhe si lojtari më i mirë i ekipit, në disa muaj.

Kohët e fundit, është Barcelona që tenton t’ia rrëmbejë talentin Lazios. Por, drejtori shqiptari, Igli Tare, nuk është gati ta lërë pa një ofertë faraonike mesfushorin. Nga ana tjetër, katalanasit nuk kërkojnë të shpenzojnë shumë, për një futbollist që më parë e kanë pasur në pronësi tek ekipi i dytë.

Kjo ka bërë që edhe mes Tares dhe drejtuesve të Barcelonës, të nisë kështu një luftë në distancë, për Luis Alberton. Kujtojmë që ky i fundit, i ka kushtuar Lazios vetëm 4.5 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat