Manchester United bën gati 140 mln euro për Inter-in

Futboll

Manchester United bën gati 140 mln euro për Inter-in

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 14:30
Inter

Mauro Icardi është gjithnjë dhe më shumë në shënjestrën e “big”-ëve të futbollit europian. Sulmuesi argjentinas duket se do të jetë protagonisti i merkatos së dimrit.

Kështu, pas lajmeve të fundit që kanë folur për një interesim të Real Madrid, tani, gjithmonë nga Spanja, kanë bërë të ditur se për kapitenin zikaltër është vënë në lëvizje edhe Manchester United.

“Djajtë e Kuq”, sipas “Don Balon”, mësohet se janë gati të ofrojnë 140 milionë euro për t’ia hequr nga duart Mauro Icardi-n Inter-it. Një shumë e rëndësishme kjo që do të kalonte atë të paguar nga klubi anglez për të kthyer në Manccester Paul Pogba.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat