Kastrati në dilemë!

Futboll

Kastrati në dilemë!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 18:07
Flamur Kastrati

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Flamur Kastrati, ka pasur një edicion jashtëzakonisht të mirë me skuadrën norvegjeze, Sandefjord, por është në dilemë për të ardhmen e tij.  Kastrati është vërshuar nga një mori ofertash dhe sipas të gjitha gjasave, në janar do të vendos të ardhmen e tij. “Kam oferta, por nuk dihet se ku do të shkoj! Kam dëshirë me pritur deri në fund të janarit”, thotë Kastrati për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sandefjord mbetet në elitën e futbollit norvegjez, kurse Ju përfunduat i gjashti në listë të shënuesve me 10 gola, edicion i mirë? “Shumë i mirë, sepse prej një ekipit që të gjithë kanë thënë se do të bie nga liga, por nuk ramë! Të gjithë kanë respekt për mu në Norvegji”, theksoi ai. Flitet se keni ofertë shumë serioze nga Aston Villa që garon në Championship (Liga e Dytë e Anglisë) , a do të firmosni? “Interesim ka, agjentët e të cilës kanë qenë më me shikuar në lojë, megjithatë ky është një proces i gjatë”, tregon Kastrati.

Futbollisti vlerëson se është në formën më të mirë: “Kur luan çdo lojë e pa lëndime, normalisht forcohet edhe trupi dhe jeni edhe më i mirë”. Viti 2018, a do të jetë nga vitet më të mira? “Besoj dhe shpresoj se po. Ta shohim”, tha ai. Kastrati tregon se nga cilat shtetet janë klubet e interesuara për shërbimet e tija. “Janë të interesuara klubet nga Anglia, Belgjika, Hungaria, Zvicra e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me oferta konkrete, por ka mundësi të vijnë edhe oferta nga shtetet tjera deri në fund të janarit”, thotë Kastrati. Ai flet edhe për ligën norvegjeze:

“Liga po bëhet e fortë e me cilësi, sepse vijnë lojtarë nga shtetet e tjera. Kushtet janë të mira. Nëse je lojtar i mirë ka edhe kushte të mira”. Prandaj, Kastrati fal lojërave të mira që dëshmoi gjatë këtij edicioni, bie në sy të shumë menaxherëve dhe tani mbetet ai të përcaktohet se ku do të shkojë ose do të vazhdojë me ekipin e tanishëm, Sandefjord.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat