Spalletti kishte të drejtë, Inter ka vetëm 11 lojtarë

Futboll

Spalletti kishte të drejtë, Inter ka vetëm 11 lojtarë

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 17:30
Luciano Spalletti

Inter fluturon, por luajnë gjithmonë të njëjtët. Kjo është kritika që i bëhet më shpesh Spalletti-t në këtë sezon ku zikaltrit po paraqiten shumë mirë. Në Kupën e Italisë, lojtarët e stoli kanë patur një mundësi për të treguar vlerat e tyre, por nuk kanë arritur të shfrytëzojnë rastin që iu është dhënë. Lojtarë, si Karamoh, Dalbert, Pinamoni dhe Cancelo (në disa momente), kanë dështuar.

Me pak fjalë, ka një arsye pse luajnë gjithmonë të njëjtët lojtarë. Kjo ka qenë përgjigja e dhënë nga 120 minutat e luajtura të martën kundër Pordenone-s, një skuadër që duhet respektuar për paraqitjen e bërë, por që mbetet dy kategori më poshtë se zikaltrit. Sigurisht, nuk ka qenë ndeshja që priste të shihte Spalletti, por që i ka dhënë të drejtë trajnerit që vazhdon t’i besojë gjithmonë të njëjtëve në kampionat. Mbrapa 11 titullarëve, për momentin, nuk ka asgjë.

Zgjedhja për të bërë shumë ndryshime në ekip nuk është kurrë një sinjal i mirë, megjithatë, pavarësisht aktivizimit të pakët të Karamoh, Dalbert dhe të tjerëve, ishin të gjitha kushtet për të bërë mirë kundër Pordenone-s. Ka qenë si një stërvitje në fushën e lojës dhe ka munguar ajo vendosmëri që mund të detyronte një trajner kokëfortë, si Spalletti, të ndryshonte mendim. Ka qenë një rast i humbur.

Portugezi Cancelo mund të thuhet se ka qenë ai që është paraqitur më mirë se të tjerët, pas një pjesë të parë nënë mesatare. Me kalimin e minutave, në fillim në krahun e majtë dhe më pas në atë të djathtë, ka shfrytëzuar shpejtësinë e tij dhe ka dërguar shumë krose në zonën e rreptësisë. Sinjale përmirësimi që nuk kanë ardhur nga Dalbert, shpesh i kapur jashtë pozicionit të tij nga Berrettoni dhe Misuraca. Ka qenë plotësisht i padobishëm në zonën e kroseve aty ku duhej dhe duhet të bëjë diferencën. Karamoh, nga ana tjetër, ka krijuar shumë, por ka qenë i pasaktë para portës. Pinamonti nuk ka bërë gabime, por kjo ka ndodhur sepse nuk ka guxuar në asnjë moment.

Në fillim Brozovic, më pas Perisic dhe Icardi, kanë qenë të detyruar të luajnë në një mbrëmje që ishte menduar të qëndronin pushim. Ata dhe Spalletti nuk kanë zgjidhje tjetër, bashkë me Candreva dhe Borja Valero, duhet të udhëheqin skuadrën edhe për pak, në pritje të ndonjë ndihme nga merkaton e dimrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat