Chelsea në epërsi nda Manchester Unitedit për Alex Sandron

Futboll

Chelsea në epërsi nda Manchester Unitedit për Alex Sandron

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 18:50
Alex Sandro

Chelsea është në epërsi për mbrojtësin e Juventusit, Alex Sandro, i cili po kërkohet edhe nga Manchester United.

SunSport shkruan se mbrojtësi i Juventusit, i ka kërkuar klubit largimin dhe ai preferon një kalim në Stamford Bridge që në janar.

Chelsea është vënë pas mbrojtësit të majtë që nga vera, por klubi italian refuzoi cdo ofertë, përfshirë edhe atë prej 80 milionë funte.

Sandro, që aktualisht është 26 vjeç, pret që klubet të mos hasin në vështirësi për marrëveshje.

Mbrojtësi i ka prishur marrëdhëniet me klubin italian dhe këtë sezon nuk po tregon formë e lartë që kishte treguar ën sezonet e fundit.

Juve mund ta shes lojtari dhe ai të mungojë në ndeshjet ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve.

Mësohet se Blutë e Londrës do të bëjnë ofertë më të ulët se ajo e verës që ishte 80 milionë funte.

Në garë është futur edhe Manchester United, që Jose Mourinho e sheh alternativë nëse dëshiron Danny Rose.

Klubi nga Old Trafford ka hasur në vështirësi që të gjejë gjuhë të përbashkët me drejtorin e Spurs, Daniel Levy, i cili kishte refuzuar çdo ofertë për Eric Dier në verë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat