Korenica: Te Liria ka ndryshuar gjithçka

Futboll

Korenica: Te Liria ka ndryshuar gjithçka

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 19:28
Meriton Korenica në veprim me të zeza

Edicioni vjeshtor në elitën e futbollit të Kosovës, pa dyshim se vlerësohet si njëri nga më interesantët të pas luftës. Shtatë-tetë skuadra janë në valle për titull, por edhe shumica prej tyre të rrezikuar që të bien në zonën e barazhit. Megjithatë Liria nga Prizreni është dëshmuar shumë e fortë gjatë vjeshtës, duke u renditur në pozitën e pestë me 28 pikë të mbledhura, gjashtë me pak se kampioni vjeshtor Llapi. Rezultatet janë arritur falë punës me përkushtim të trajnerit Bledi Shkëmbi. Mesfushori ofensivë i talentuar i Lirisë, Meriton Korenica, tha se te skuadra e tij ka ndryshuar gjithçka. 

“Bota sot”: Si e vlerësoni në përgjithësi stinorin vjeshtor?

Meriton Korenica: Një stinor shumë i fortë, me shumë ndryshime dhe me ekipe të forta.

“Bota sot”: Liria në vend të pestë me 28 pikë, gjashtë me pak se lideri, ka tejkaluar pritshmëritë?

Meriton Korenica: Liria synon të jetë sa më lartë në tabelë dhe këtë e ka treguar me lojëra që i ka bërë në stinorin vjeshtor. Jemi shumë afër me pikë, nuk jemi shumë larg dhe synojmë të jemi ende më lartë sepse kemi mundësi shumë, kemi treguar çfarë ekip jemi.

“Bota sot”: Cilat skuadra janë në luftë për titull?

Meriton Korenica: Mendoj se është herët të thuhet se cilat skuadra do të luftojnë për titull. Me pikë jemi shumë afër dhe mund të ndodh gjithçka në futboll.

“Bota sot”: Çka e veçojë Lirinë më shumë gjatë vjeshtës?

Meriton Korenica: Te Liria ka ndryshuar gjithçka me ardhjen e trajnerit Bledi Shkëmbi.

“Bota sot”: A mendoni se në pranverë do të jetë Liria edhe më e fortë?

Meriton Korenica: Kemi treguar që jemi një ekip shumë i fortë dhe kemi treguar lojëra të mira.  Kishim mundësi të tregonim ende më shumë, por bëmë disa gabime, por për fat të mirë edhe skuadra tjera gabuan dhe jemi në vendin e pestë, kështu që synojmë të jemi më lartë.

“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me kushtet dhe çfarë i mungon më shumë futbollit tonë?

Meriton Korenica: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat