Allegri: Ndeshja ndaj Interit është sfidë për titull

Futboll

Allegri: Ndeshja ndaj Interit është sfidë për titull

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 20:27
Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se ndeshja ndaj Interit është shumë e rëndësishme

Juventus dhe Inter do të takohen në kuadër të Seire A, ndeshje kjo ndërmjet dy skuadrave që renditen në tre pozitat e para.

Massimiliano Allegri tha se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për titull.

“Juve-Inter është një sfidë për titull, por ende jo përcaktuese për fatin e kampionatit”, tha Allegri gjatë konferencës për media.

Ai po ashtu foli për Interin e këtij sezoni, ku tha se Spalleti është vlera e tyre e shtuar këtë sezon.

“Spalletti po tregon aftësitë e tij duke konfirmuar gjërat e mira që ka bërë në karrierë. Në Romë ka bërë gjëra të mëdha, i shfrytëzon më së miri karakteristikat e lojtarëve që ka në dispozicion. I lexon mirë ndeshjet dhe është vlera e shtuar e Interit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat