Trajnerët godasin

Futboll

Trajnerët godasin

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 15:39
Spalletti e Allegri

Luhet Juve-Inter, derbi i zjarrtë në Itali. Përballja e kreut mund të vendosë shumë për të ardhmen e dyja skuadrave, por këtë herë rivaliteti tradicional mes dy skuadrave nuk reflektohet në fjalët e trajnerëve në konferencat respektive për shtyp. Spalletti dhe Allegri respektojnë dhe vlerësojnë në distancë njëri-tjetrin.

“Tani kemi krijur një identitet dhe kemi sigurinë se mund të përballemi në këto nivele. Për të arritur objektivat na nevojiten sa më shumë pikë dhe çdo ndeshje duhet parë si një trofe që duhet çuar në shtëpi. Me këtë mentalitet shkojmë edhe në Torino, me mendimin e vetëm te fitorja. Do të na duhet karakter. Kë do t’i hiqja Juventusit, nëse do të kisha mundësi? Allegrin, është ai më i rrezikshmi.”

 Vlerësimi i Spallettit pasqyrohet edhe në fjalët e homologut të tij juventin. Allegri ndërkohë nuk ngurron që ta konsiderojë që tani një përballje për titullin.

“Juve-Inter mbetet sfidë për titull edhe pse ende nuk është vendimtare. Do të ndeshemi me një Inter që vjen me avantazhin e vendit të parë dhe nuk ndodh shpesh që të përballesh me të parat e klasifikimit brenda së njëjtës javë. Duhet të shfaqemi besimplotë, jo vetëm për këtë takim, por për ecurinë në kampionat. Gjithsesi, mendoj se këtë sezon titulli do të luhet deri në momentin e fundit. Interi vjen me statistika fantastike, me mbrojtjen më të mirë dhe me një trajener po kaq të zot si Spalleti".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat