Dhurata e veçantë që mori Ronaldo për vajzën e vogël

Futboll

Dhurata e veçantë që mori Ronaldo për vajzën e vogël

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 12:50
Cristiano Ronaldo dhe Georgina

Mbrëmja gala e dhënies së “Topit të Artë” për vitin 2017 kishte shumë surpriza. Cristiano Ronaldo kishte video nga Ancelotti dhe Mbappé, ndër të tjera, por gjëja më e bukur ndodhi kur Georgina, partnerja e CR7, mori qëndrim për të marrë një dhuratë. “France Football” kishte dhuratë një “body” fëmijësh, me pesë “Topa të Artë” të stampuar në të.

Kjo dhuratë ishte për Alana Martina, vajzën e çiftit. Më përpara, Cristiano Ronaldo kërkoi për një djalë tjetër për Krishtlindje, por ai tha se ishte një shaka. “Ajo që e kam shumë serioze ka lidhje me fitimin e 7 “Topave të Artë”, sepse dua të kem edhe… 7 fëmijë,” – tha portugezi. Për momentin, ai ka 5 “Topa të Artë” dhe 4 fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat