Messi: Po vuaj unë tani nga mbingarkesa

Futboll

Messi: Po vuaj unë tani nga mbingarkesa

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 18:17
Lionel Messi

Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi, e pranon se ndonjëherë është më mirë të mos zbresësh në fushë e të qëndrosh në bankë. Kështu e argumenton argjentinasi qëndrimin në bankë ndaj Sportingut të Lisbonës dhe Juventusit. “Ylli” i katalunasve është plotësisht dakord me rotacionit e aplikuar nga trajneri Ernesto Valverde. “Kam mësuar përgjatë viteve se sezoni është i gjatë, dhe se gjatë tij një lojtar kalon nëpër disa faza shpesh edhe të vështira, sikundër po vuaj unë tani nga mbingarkesa e ndeshjeve të njëpasnjëshme që kam zhvilluar. Çmimin e tyre e paguan trupi im, ndaj kam dalë në përfundimin se ndonjëherë të mos luash është më mirë”, tha Messi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat