Po afron derbi italian

Futboll

Po afron derbi italian

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 19:19
Lojtarët e Interit

Televizioni zyrtar i Juventus-it ka kërkuar falje pasi një nga prezantuesit është çmendur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë duke thënë se donte të zhdukte Inter-in nga ky planet dhe t’i mbante nëpër kanale.

Me Derbin e Italisë që po afron, në JTV ka filluar përgatitja dhe një nga të ftuarit ka luajtur mendsh. Sandro Pello, presidenti i komunikimit të Juventus, bëri këto komente në kanalin zyrtar të televizionit.

“Shpresoj t’i varros, t’i zhduk nga ky planet, të zhduk edhe shpresën më të vogël që kanë duke pretenduar se janë bërë një ekip i vërtetë.

“Ata duhet të mbeten në kanale, aty ku kanë qenë në vitet e fundit, duke u fshehur në errësirë”. Pello e kuptoi gabimin e bërë dhe shfrytëzoi Twitter-in për të kërkuar falje. “Shumë interistë ishin të inatosur nga komentet e mia, po ashtu edhe disa juventinë. Isha duke bërë shaka, ishte një moment euforie dhe shakaje, por mbase e ekzagjerova.

“Kërkoj falje. Do të shihemi në fushë të shtunën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat