Fabregas: Nuk kemi frikë nga askush në Ligën e Kampionëve

Futboll

Fabregas: Nuk kemi frikë nga askush në Ligën e Kampionëve

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 14:02
Cesc Fabregas

Cesc Fabregas është i gatshëm të përballet me Barcelonën në rundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Spanjolli thotë se nuk i kanë frikën askujt pasi janë të përgatitur në mënyrë maksimale.

“Duhet të jemi të përgatitur për këdo. Jem skuadër konkurruese dhe nuk kemi frikë nga askush dhe këtë tashmë e kemi treguar”.

“Nëse dëshironi të shkoni lart duhet të mundësh më të mirët”, ka thënë Fabregas për Mundo Deportivo pas barazimit ndaj Atletico Madridit me rezultat 1-1.

“Ndjej pak keqardhje për Atleticon, sepse ata meritojnë të jenë në fazën tjetër për gjithë atë që kanë bërë në vitet e kaluara”, shtoi mesfushori.

30-vjeçari në këtë sezon të Ligës Premier ka shënuar një gol dhe ka dhuruar tre asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat