Ish gjyqtari i njohur: E lash Tottenhamin ta humbas vetë titullin!

Futboll

Ish gjyqtari i njohur: E lash Tottenhamin ta humbas vetë titullin!

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 18:20
Arkiv

Ish gjyqtari anglez, Mark Clattenburg, është rikthyer të flasë për ndeshjen më të rëndësishme të para sy sezoneve, e zhvilluar në ‘Stamford Bridge’ mes Chelsea dhe Tottenham.

Kjo ndeshje drejtuar nga Clattenburg, pati përfunduar 2:2, gjë që bëri që Tottenham edhe matematikisht të humbas gjasat për titull, teksa titulli i atij sezoni shkoi te Leicesteri.

Clattenburg sot ka pranuar se ka ndihmuar Tottenhamin, për të hequr përgjegjësinë nga vetja se ishte ky fajtori që ‘Spurs’ humbën titullin.

“Unë kam pasur bazë për të përjashtuar tre lojtarë të Tottenhamit, por nuk doja që nesër titujt e medieve të ishin që Clattenburg i humbi titullin Tottenhamit, kështu që i lash të vetëshkatërrohen dhe Leicesteri fitoi titullin”, ka deklaruar Clattengurg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat