Batatina: Ministri nuk e di a shikon futboll ndonjëherë, as në TV!

Futboll

Batatina: Ministri nuk e di a shikon futboll ndonjëherë, as në TV!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 17:02
Tahir Batatina

Fillimisht u vendos lokacioni në Bërnicë, pra nga Qeveria e kaluar, kurse kjo e tashmja ka vendosur ta ndërrojë vendin, nga Bërnica në Sankoc të Drenasit. Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit nga Podujeva, kampion vjeshtor,  ka thumbuar me një deklaratë në drejtim të ministrit të sportit, me të kuptuar lajmin se stadiumi Nacional do të ndërtohet në Sankoc dhe jo në vendin ku u caktua më herët. Si e komentoni që Stadiumi Nacional nga Bërnica në Sankoc, i ndërrohet lokacioni me vendim të Qeverisë së Kosovës?

“Mendoj se ky vendim i thyen të gjitha parimet dhe rregullat për t’u ndërtuar një stadium, pasi që Ministri merr vendim pa u konsultuar  me asnjë zyrtar te FFK-së duke e ditur se edhe Federata i ka institucionet e veta dhe duhet të pyetet sepse Ministri nuk e di a shikon futboll ndonjëherë, as në TV dhe jo të merren vendime të njëanshme dhe jo legjitime.

Ne që kontribuojmë më shumë se ministri në detyrë për futbollin duhet të pyetemi edhe ne, e kemi një Komitet Ekzekutiv ku duhet të mblidhet e të bisedohet dhe jo as që u pyet askush fare dhe merr vendime pa konsultime, e ndërron lokacionin e një Stadiumi Nacional. Kjo është një padrejtësi ndaj një kryeqyteti të një shteti pa marr parasysh kush udhëheq me Prishtinën si Kryetar, por mendoj se duhet te ngritën në këmbë të gjithë dhe ta kundërshtojnë, duke filluar nga adhuruesit e futbollit, nga ‘Dardanët’ dhe gjithë opinioni vendorë”, thotë Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat