30 ndeshje, 18 fitore dhe… Inter-Chievo në shifra dhe fakte

Futboll

30 ndeshje, 18 fitore dhe… Inter-Chievo në shifra dhe fakte

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 10:19
Icardi

Inter, pas disa vitesh të kaluara në anonimitet, është kthyer të jetë protagonist në kampionatin italian. Të pamposhtur në 14 javët e para të Serisë A (11 fitore, 3 barazime), zikaltrit janë vetëm dy pikë larg Napoli-t kryesues dhe të dielën do të kenë mundësinë të marrin kreun e renditjes pas humbjes së pësuar nga Napoli kundër Juventus të premten në mbrëmje. Ndërkohë, përballë milanezëve do të jetë Chievo, skuadra e ngjitur në Serinë A për herë të parë në sezonin 2001/02 dhe, që nga ai vit, kanë rënë nga kategoria vetëm një herë në sezonin 2007/08. Ata janë në mesin e tabelës me 20 pikë, gjashtë larg zonës Europiane.

Shifra dhe Fakte

– Qëkur Chievo është ngjitur në kategorinë kryesore të futbollit italian 16 vite më parë, këto dy skuadra janë ndeshur 30 herë. Inter ka fituar 18 ndeshje, Chievo pesë, ndërsa sfidat e tjera janë mbyllur në barazim.

– Chievo ka marrë vetëm një fitore në 15 ndeshjet e zhvilluara në fushën e Inter, 2-1 në sezonin 2001/02.

– Numri total i golave në ato 30 ndeshje ka qenë 79, një mesatare prej 2.63 golash për ndeshje. Inter ka patur një mesatare prej 1.67 golash për ndeshje në ato sfida, ndërsa Chievo vetëm 0.97.

– Vetëm një karton i kuq është dhënë në 17 ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy skuadrave, ndërsa janë dhënë 68 kartonë të verdhë, një mesatare prej katër kartonësh për ndeshje.

– Mauro Icardi, bashkë me Ciro Immobile (Lazio), kryeson renditjen e golashënuesve me 15 gola. Argjentinasi do të jetë rreziku numër një për veronezët, duke parë se ka realizuar tre gola në katër ndeshjet e fundit të luajtura kundër tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat