Xherdan Shaqiri, i penduar për kalimin te Interi: Atje ishte si kazino…

Futboll

Xherdan Shaqiri, i penduar për kalimin te Interi: Atje ishte si kazino…

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 06:35
Xherdan Shaqir

Në një intervistë me portalin Basler Zeitung, futbollisti Xherdan Shaqiri ka folur për kohën që kaloi në Itali te Interi dhe kalimin në Angli te Stoke City,.

Rreth zgjedhjes për të kaluar në Inter nga Bayerni i Mynihut, Shaqiri ka thënë që në Milano nuk i mungonte asgjë, por futbolli italian në atë kohë ishte në gjendje jo të mirë dhe në Inter kishte tepër shumë futbollistë.

“Kur shkova në stërvitje në verën e vitit 2015, pashë që ekipi kishte 50 lojtarë. Shumica ishin kthyer nga huazimet dhe klubi duhej t’i dërgonte prapë në ndonjë klub tjetër. Kishte shumë lëvizje, ishte si kazino, e kuptova që ishte lëmsh”, tregon Shaqiri.

Sa i përket lëvizjes te Stoke, Shaqiri tha që ekipi anglez i ofroi gjithçka që i nevojitet: vend në formacion në një ligë të fortë dhe ambiente shumë të mira në klub.

“Kisha luajtur në Gjermani dhe doja diçka të re. Premier ligën e kam konsideruar gjithnjë si më të fortën në botë. Jam shumë mirë te Stoke dhe nuk mendoj të largohem”, thotë futbollisti nga Kosova, por shton që në Angli i mungon futbolli i Ligës së Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat