Skriniar: Besojmë në fitore

Futboll

Skriniar: Besojmë në fitore

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 15:49
Milan Skriniar gjatë një ndeshje

Futbollisti sllovak, Milan Skriniar, është i bindur se me Interin do të fitojnë të dielën.  Zikaltrit takohen me Chievon nga Verona. “Ne presim një ndeshje të vështirë sepse janë skuadër fizike dhe kompakte, por ne duhet të fitojmë para tifozëve tanë”, ka thënë Skriniar. “Miranda jashtë? Ranocchia është gjithashtu një lojtar i madh.

Është shumë e rëndësishme për mua që të ndjej dashurinë e tifozëve, ashtu si besimi i trajnerit tim është i rëndësishëm. Këto janë gjëra që kanë shumë rëndësi në futboll. Për ne, emërimi i tij ishte shumë i rëndësishëm. Ne ende nuk kemi humbur dhe shpresojmë se mund të fitojmë të gjitha ndeshjet tona”, thotë Skriniar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat