Bashkohen te Chelsea vëllezërit Hazard?

Futboll

Bashkohen te Chelsea vëllezërit Hazard?

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 00:25
Thorgan dhe Eden Hazard

Thorgan Hazard është duke u monitoruar nga Chelsea.

Chelsea është duke e përcjellë nga afër progresin e anësorit të Borussia Monchengladbach, Thorgan Hazard, raporton “Bild”.

Vëllai më i ri i Edenit ka impresionuar të gjithë me paraqitjet në Bundesliga deri më tani dhe Chelsea do të tentojë ta rikthejë në klub, të cilin e shiti te Gladbach në vitin 2015.

Më i riu i vëllezërve Hazard, Kylian, është aktualisht pjesë e të rinjve të Chelseat. Ai është një lojtar premtues në akademinë e “Bluve të Londrës”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat