Batatina paralajmëron spektakël në Podujevë!

Futboll

Batatina paralajmëron spektakël në Podujevë!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 19:25
Tahir Batatina

Llapi apo Prishtina do të dimërojnë në pozitën e parë në Kampionatin e Kosovës? Kjo dilemë do të zgjidhet të shtunën eventualisht të dielën e fundjavës, pasi që Llapi kryeson me 33 pikë, dy më shumë se Prishtina që mban pozitën e dytë. Të shtunë Feronikeli në Drenas takohet me Prishtinën, kurse të dielën në “Zahir Pajaziti” Llapi sfidohet nga kampioni në fuqi Trepça ’89. Dy ndeshje derbi që zgjojnë kërshërinë e tifozerisë! Llapi është i mobilizuar për fitore ndaj kampionit në fuqi. Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, tha se në asnjë mënyrë nuk është në presionin e titullit vjeshtor, por sipas tij mëton pikë. Batatina paralajmëron spektakël në Podujevë mes Llapit e Trepçës ’89 sidomos pret një numër rekord të tifozëve “Legjendat” dhe te qytetarëve llapjanë, që i konsideron si zemra e skuadrës.  

“Bota sot”: Të shtunën dhe të dielën, do të zhvillohet java e fundit e vjeshtës në elitën e futbollit, Llapi shumë afër titullit vjeshtor, a besoni se do të arrini këtë?

Tahir Batatina: Po, jemi duke u përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, duke e ditur se është ndeshja vendimtare dhe përfundimtare e kampionatit vjeshtor. Duke e pasur parasysh se përballemi me kampionin aktual të Kosovës, andaj ne jemi shumë të vetëdijshëm se na pret një punë shumë e vështirë, por jemi në formën më të mirë si skuadër dhe jemi komponuar shumë mirë dhe e kemi kap ritmin e lojës. Prandaj besoj në këta djem shumë sepse janë duke e jap më të mirën nga vetja për klubin, kryesinë, qytetin dhe për mu si trajner dhe për tifozët ‘Legjendat’ që janë duke u organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Të gjithë lojtarët i kam në dispozicion për ndeshje dhe motivi i skuadrës është në nivelin më të lartë sportiv, duke e ditur se për ta do të shkruaj historia sepse pas 84 viteve po arrihet një ëndërr e kahmotshme e qytetit dhe qytetarëve të Llapit sidomos adhuruesve të përbetuar të klubit të tyre të zemrës, KF Llapit.

“Bota sot”: Të dielën (me 3 dhjetor) kundër Trepçës ’89, ku janë përparësitë e Llapit?

Tahir Batatina: Po, unë mendoj se si përparësi është fusha artificiale dhe kolektivi i skuadrës ku ne luajmë më të organizuar si skuadër dhe motivi i lart për t’u shpall kampion vjeshtor dhe që përballemi me kampionin aktual.

“Bota sot”: A jeni në presion të ndeshjes së fundit, pasi që mund të stoliseni me titullin vjeshtor?

Tahir Batatina: Jo, ju kam sugjeruar lojtarëve se për ne më shumë kanë rëndësi 3 pikët sesa titulli vjeshtor dhe duhet të luftoni për pikë jo për titull vjeshtor.

“Bota sot”: Ku është arma e suksesit?

Tahir Batatina: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat