“50 milionë nuk mjaftojnë për Skrinarin”

Futboll

“50 milionë nuk mjaftojnë për Skrinarin”

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 09:15
Milan Skrinari

Inter nuk dëshiron ta shes Milan Skrinarin dhe as 50 milionë nuk do të ishin të mjaftueshme për të

Mbrojtësi i Interit, Milan Skrinari është një nga më të mirët këtë sezon në Serie A, duke zgjuar kështu interesimin e shumë skuadrave.

Agjenti i tij, Karlo Csonto tha se Inter nuk dëshiron ta shes dhe nuk e di nëse 50 ose 70 milionë euro të ishin të mjaftueshme për të.

“Ai ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Interin dhe askush në klub nuk po mendon shitjen e tij”, tha fillimisht Csonto për SME Sport.

“Dikush mund të ofrojë shumë të madhe që Inter do ta konsideronte, por nuk dua të spekulojë nëse mjaftojnë 50 ose 70 milionë euro”.

Inter gjatë verës së kaluar për sllovakun i pagoi Sampdorias 25 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat