Inter nuk heq dorë nga Arp, talenti që po magjeps Gjermaninë

Futboll

Inter nuk heq dorë nga Arp, talenti që po magjeps Gjermaninë

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 22:10
Jann-Fiete Arp

Nuk ka mbushur akoma 18 vjeç, por është një nga pikat e forta të hamburg-ut,skuadra me të cilën ka shënuar dy gola në pesë ndeshjet e luajtura në Bundesliga. Quhet Jann-Fiete Arp, është ylli i fundit i prodhuar nga futbolli gjerman.

Qendërsulmuesi i lindur në Bad Segeberg ka qenë i pari i datëlindjes 2000 që ka debutuar në kampionatin gjerman dhe që, brenda pak kohe, është kthyer në një faktor për skuadrën e Markus Gisdol, që ka vendosur ta aktivizojë si titullar pas shtatë golave të shënuar në tri ndeshje të luajtura me moshatarët e HSV dhe 12 golave të realizuar në 10 ndeshje të luajtura me Gjermaninë Under 17, me Europianit dhe Botërorit.

Shifra të çmendura, që tregojnë më qartë ndikimin që Arp ka te skuadrat ku luan. I fortë fizikisht (është i gjatë 1 metër e 84 centimetra), idhulli i tij është Harry Kane, një lojtar që bashkon forcën fizike me aftësinë për të kombinuar me shokët e skuadrës. Karakteristika këto që i ka edhe vetë Arp dhe që e kanë bërë një nga më të kërkuarit në merkaton. Verën e kaluar, Chelsea ka provuar ta marrë në Premier League, por sulmuesi i ri ka refuzuar. Një situatë që mund të ndryshojë në janarin e ardhshëm, me lojtarin që mund të vendosë të provojë një aventurë jashtë Gjermanisë. Përveç “Bluve”, edhe Inter po interesohet për lojtarin.

Zikaltrit e kanë ndjekur gjatë Europainit të luajtur në Kroaci majin e kaluar dhe kanë mbetur shumë të kënaqur. Aq sa, sipas “Bild”, në javët e fundit kanë marrë informacione për të kuptuar sa mundësi kanë që t’ia marrin Hamburg-ut. I frymëzuar nga Kane, Arp po bën për vete Gjermaninë, ndërsa Inter ka nuhatur goditjen për të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat