Courtois pëlqehet nga Real Madridi, Chelsea gati ta ‘blindojë’

Futboll

Courtois pëlqehet nga Real Madridi, Chelsea gati ta ‘blindojë’

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 22:35
Thibaut Courtois

Thibaut Courtois po tregon formë të lartë këtë sezon dhe klubet që duan ta shkëpusin nga Chelsea janë të shumta. 

Pikërisht për këtë drejtuesit e Chelseat po mendojnë të rihapin sërish bisedimet për kontratën e tij, ku do t’i propozohet një kontratë e re për të rinovuar.

Portieri belg këtë vit ka rinovuar me klubin londinez, por ofertat e shumta dhe më të larta, kanë bërë që Chelsea ta rris ofertën.

Real Madridi është skuadra që interesohet më shumë për Courtois.

Në fakt madrilenët janë në kërkim të një portieri dhe si objektiv i parë mbetet portieri i Manchester Unitedit, David De Gea.

Courtois mbetet objektivi i dytë i klubit mbretëror.

Chelsea ka larguar portierin çek Petr Cech drejt Arsenalit, për ta siguruar Cortuisin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat