Paqe në Hanover, nis me barazim java e 13-t

Futboll

Paqe në Hanover, nis me barazim java e 13-t

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 00:49
Hanover

Hanover dhe Shtutgart ndanë nga një pikë qetësie në Bundesligë, pas 90 minutave të ekuilibruara në të gjitha aspektet dhe jo vetëm në rezultat. Vendasit megjithatë regjistruan ndeshjen e 3-të pa fitore dhe pse nga dy humbjet radhazi ishte një lloj përmirësimi për ekipin e drejtuar nga Breitenreiter. Shtutgart shfrytëzoi në maksimum një pasiguri të portierit Tschauner për të marrë epërsinë në minutën e 24-t me Asanon. Hanover megjithatë nga ky moment krijoi më tepër por nuk pati shënjestrën e duhur përpara portës dhe golin e gjeti vetëm me anë të një 11-metërshi, të cilin e finalizoi me sukses Fullkrug në minutën e 76-të. Ky I fundit ishte dhe njeriu ndeshjes pasi ishte hedhur në fushën e lojës vetëm në pjesën e dytë për Hanover. Me këtë pikë të marrë Hanover dhe Shtutgart qëndrojnë në mesin e artë duke patur një distancë sigurie me zonën e ftohtë të renditjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat