Dy vëllezër nga Kosova lënë Danimarkën për Shqipërinë

Futboll

Dy vëllezër nga Kosova lënë Danimarkën për Shqipërinë

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 23:42
Arbnor e Agon Muçolli

Talentet shqiptare gjenden gjithandej Europës. Të tillë të shumtë ka edhe në vendet skandinave. Vëllezërit Arbnor e Agon Muçolli po shkëlqejnë në futbollin danez me ekipin Vejle dhe si rezultat ishin ftuar në përfaqësuesen e të rinjve të Danimarkës.

Të dy kanë zhvilluar së bashku 22 ndeshje me këtë përfaqësuese, por gjithçka ka marrë fund këtu. Në fakt, ata së fundmi kanë hequr dorë nga Danimarka dhe i janë bashkuar Kombëtares shqiptare U-21.

Agoni, 19 vjeç, kishte zhvilluar shtatë ndeshje me ekipin U-16 të Danimarkës, nëntë ndeshje për U-17 dhe dy për U-19, derisa kishte debutuar në një ndeshje testuese ndaj Ukrainës me ekipin U-20 të Danimarkës. E Arbnori, një vit më i ri, i ka thënë “Po” Kombëtares U-21 të Shqipërisë dhe është i gatshëm të luajë në vazhdimësi për kuqezinjtë.

“Trajneri i ekipit U-21 më ka thirrur dhe më ka pyetur nëse do të doja ta zhvilloj një ndeshje kundër Gjeorgjisë, kështu që unë kam thënë ‘Po’. Kam luajtur 65 minuta. Kam dashur gjithmonë të luaj për Shqipërinë ose për Kosovën. Më pas Shqipëria më ka ftuar dhe ishte një mundësi e mirë për mua. Janë ndjenjat ato që më kanë shtyrë ta marr këtë vendim. Ishte një vendim mjaft i lehtë”, – përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat