Hamsik zbulon ëndrrën e madhe me Napolin

Futboll

Hamsik zbulon ëndrrën e madhe me Napolin

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 22:45
Marek Hamshik

Ai aktual ndoshta është sezoni më i mirë në historinë e Napolit, që kurrë më parë nuk ka pasur këtë sasi pikësh pas trembëdhjetë javësh kampionat. Paradoksalisht nuk është sezoni më i mirë për Marek Hamshik me fanellën e kaltër, por megjithatë kapiteni zbret në fushë rregullisht.

Ajo e sotmja ndaj Udinezes është një ndeshje e rëndësishme në rrugën që të çon drejt titullit, me sllovakun që deklaroi: “Është një moment i rëndësishëm i sezonit, sidomos në prag të dy garave të radhës. Sarri nuk ka nevojë të na shpjegojë momentin, por e dimë se nuk do ta kemi të lehtë, as ndaj Udinezes e as kundër Juventusit fundjavën e ardhshme. Misioni ynë është të realizojmë gjashtë pikë në 180 minutat e ardhshme në Serinë A.

OBJEKTIVAT – “Scudetto” nuk është më vetëm një ëndërr për Hamshik, i cili në fjalën e tij shtoi: “Do të ishte diçka e pabesueshme të fitoja titullin me Napolin, është një trofe që e meriton i gjithë qyteti. Jam i apasionuar pas tatuazheve dhe kam shumë të tillë, por një hapësirë e kam ruajtur në rast se në fund të sezonit shpallemi kampionë. Jemi një grup i fortë që beson te vetja, nuk do të ndjekim vetëm një ëndërr, prandaj edhe në Champions do të tentojmë kualifikimin deri në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat