Gjilani i penalizuar, Vëllaznimi ka befasuar!

Futboll

Gjilani i penalizuar, Vëllaznimi ka befasuar!

Nga: Robert Gjeraj Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 17:44
Robert Gjeraj

Debate

Vitin e kaluar ka qenë më interesant kampionati, ndërsa sivjet është më i paparashikueshëm pas luftës, pra nëntë skuadra janë në luftë për titull, por edhe të gjitha këto luftojnë mi ikë barazhit. Një kampionat i paparë deri me tash në nivelin tonë: Nuk dihet kush është më i fortë dhe më i dobët. Llapi me fat është në vendin e parë, pasi javën që e lamë pas e mundi Besën e dorëzuar që luan me juniorë.

Disa ekipe kanë pësuar kundër Besës kur luante komplet, disa kanë fituar kur ata po luajnë me juniorë. Llapi mund të dimëron në krye, por nuk e besoj se do ta mban pozitën e liderit deri në fund. Ka super ekip por konkurrenca është shumë e madhe. Janë favoritë por jo ashtu si e parashikojnë të tjerët.

Llapi i ka lojë të vështira në vazhdim të kampionatit. Prishtina ka bërë shumë gabime dhe është në vend të dytë me gjithë lëndimet që ka pasur dhe ka luajtur jashtë terrenit të vet. Dihet çfarë ngarkese është kur luan jashtë fushës, mbi të gjitha është shumë mirë, në vend të dytë me 28 pikë, dy me pak se Llapi. Prishtina ka mundësi me përforcime dhe me lojtarët që i kthehen nga lëndimet, të lufton për titull dhe të shkëputet në krye. Drita u prit me qenë më mirë në bazë të përforcimeve dhe u dashtë me pasur me shumë pikë, sepse ka lojtarët më të mirë nga Kosova, disa nga Shqipëria. 

Drita u dashtë me qenë lider, në vend të Llapit. Drita me ka befasuar për të keq, të paktën u dashtë me qenë për 6-7 pikë me shumë në krye të tabelës. Feronikeki ka pasur fillimisht probleme, është stabilizuar, ka kapur një seri të mirë të rezultateve, fazën e sulmit e ka shumë të mirë dhe një trajner shumë të mirë, organizimi...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat