Modeli i futbollit gjerman ka rezultuar ndër më të suksesshmit në Europë

Futboll

Modeli i futbollit gjerman ka rezultuar ndër më të suksesshmit në Europë

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 16:54
Pamje nga një ndeshje

Modeli i futbollit gjerman ka rezultuar ndër më të suksesshmit në Europë me aftësinë e tij për të tejkaluar krizat financiare, falë impianteve të mbushura plot e përplot, që i kanë dhënë futbollit një tjetër vlerë e kuptim. Një sistem futbolli që është reflektuar në rezultate, sidomos në Kombëtaren e Gjermanisë, që shkon në “Rusi 2018” si kampionia në fuqi e Botërorit. 
Mirëpo në këtë sezon klubet gjermane nuk po paraqiten në nivelin e kërkuar në Kupat e Europës. Koha kur në finalen e Championsit ishin dy skuadra të Bundesligës duket shumë e largët. Këtë sezon gjermanët rrezikojnë të zgjohen nga “gjumi letargjik” me vetëm dy ekipe që i përfaqësojnë në skenat europiane. Në skenarin më të keq, parashikohet që Bayerni të vazhdojnë në Champions dhe Leipzigu në Europa League. Gjithsesi, shpresat e Dortmundit nuk kanë marrë ende fund, ashtu siç ka ende rasti i Kolnit në Europa League. 
Rreziku është konkret, aq më shumë në Europa League, ku janë eliminuar tashmë Freiburgu, Hoffenheimi dhe Hertha e Berlinit. Kolni me një fitore përballë Crvena Zvezdas mund të sigurojë vendin dytë në grup. Mjaft zhgënjyese situata për Bundesligën, që duhet të tregojë një tjetër fytyrë në Europë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat